Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë 3 milionë euro për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e djeshme.
Agjencia e lajmeve të Emirateve të Bashkuara shkruan në “Twitter” se ata do të dërgojnë ndihma humanitare me vlerë 3 milion euro.
“Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emirat e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milion euro”.
Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të diel, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura.