E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

”Tërmeti dhe pandemia goditën ekonominë shqiptare”/ FMN: Tkurrje 7.5% në 2020

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Sipas saj, Shqipëria ka përfituar nga ndihma financiare e FMN-së rreth 190.5 milionë dollarë amerikanë, e disbursuar nga Instrumenti i Financimit të Shpejtë në Prill 2020, i cili lejoi Shqipërinë të përmbushë nevojat urgjente të bilancit të pagesave që vijnë nga pasojat e tërmetit në Nëntor 2019 dhe shpërthimit të pandemisë COVID-19.

FMN thotë ekonomia e Shqipërisë është goditur rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia Covid-19, ndërsa shton se tkurrja ekonomike për vitin 2020 parashikohet të jetë në masën 7.5%.

“Shqipëria vazhdon të preket rëndë nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Autoritetet iu përgjigjën menjëherë goditjeve dhe stabiliteti makroekonomik dhe financiar deri më tani janë ruajtur. Ekonomia pritet të tkurret me 7½%në 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22 ndërsa goditjet ulen dhe shpenzimet e rindërtimit rriten. Inflacioni pritet të mbetet i ulët para se të konvergojë në objektivin 3 për qind për periudhën afatmesme. Deficiti i llogarisë korente parashikohet të zgjerohet në më shumë se 10% d të PBB-së në 2020, por rezervat ndërkombëtare ka të ngjarë të rriten pak, duke mbetur në një nivel të rehatshëm”, thuhet ndër të tjera në raport.

Më tej, FMN shton se, rritja e infektimeve me Covid-19 ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

Raporti i plotë

Lexo edhe :   Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 5 viktima në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...