Politikë

Tërmeti/ Behgjet Pacolli: Do të bëj një pallat për 3 muaj


               Publikuar në : 21:14 - 05/12/19 M D

Zv/ kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli shoqëroi kryeministrin Edi Rama sot në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti.

Pacolli ndër të tjera theksoi se mund të ndërtojë një pallat brenda 3 muajsh.

Behgjet Pacolli: “Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”.

Edi Rama: “Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.”

Behgjet Pacolli: “Po e bëjmë projektin”.

Edi Rama: “Çfarë rëndësie ka. Edhe tre muaj po të jetë, 6 muaj. Duhet të gjejmë sistemim më të mirë sesa ky këtu.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT