E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
7 C
Tirana

Tërmeti/ Basha: Propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se ditën e sotme ka inspektuar disa prej sipërmarrjeve në Durrës.

Lidhur me pasojat fatale që ka lënë tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, Basha propozon 5 masa të cilat sipas tij kanë efekt të menjëhershëm.

Postimi i plotë i Bashës:

“Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

Ndërprerja dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja.

Ndërkohë duhen paguar taksa, tarifa dhe fatura, kontratat me palët e treta, jashtë dhe brenda vendit mbartin detyrime kohore dhe financiare, sikundër bizneset përballen me pagesat e kësteve të kredive bankare.

Sipërmarrësit nuk kanë ndërprerë pagat për të goditurit nga tërmeti edhe kur këta të fundit nuk kanë mundur të vijnë në punë prej 10 ditësh, shumë prej sipërmarrësve po kontribuojnë për riparimin e dëmeve në banesat e punëtorëve të tyre si dhe po ndihmojnë me sa munden në forma dhe mënyra të tjera.

Njësitë e hoteleri-turizmit po përballen me rënie dramatike konsumi dhe i tremben rënies apo anulimit të prenotimeve.

Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:

Lexo edhe :   Basha-Ramës: Trego kush ta pagoi avionin për udhëtimin në Emiratet e Bashkuara
Lexo edhe :   Basha: Një muaj pas ardhjes në pushtet, nuk do të ketë familje në çadra

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.

Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund t’i jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident i rëndë në Dibër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dibër. Një 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka...

Lajm tronditës për Dortmundin, Haland mund të mbyllë vitin prej dëmtimit

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland sonte në mbrëmje ndaj Lazios, sa i përket përballjes Champions, mungon për shkak të një dëmtimi në kofshë. Por,...

Mjeku Pëllumb Pipero: Ja kur vjen vaksina anti-covid në Shqipëri

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur besimplotë se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në...

Maqedonia e Veriut, bilanc tragjik nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut  ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar në 24 orët e fundit. Të...

Denaj: Shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë paratë për shkak të pandemisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur për buxhetin e vitit 2021. E ftuar në emisionin “Open”, ministrja është përplasur me pedagogen...