Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë para 11 minutash në qarkun e Lezhës dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 i shkallës rihter, sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në veri të Laçit dhe 45 kilometra në veriperëndim të Tiranës.