Cristiano Ronaldo e nis me karton të kuq aventurën në Champions League me Juventusin, pasi është përplasur me mbrojtësin e Valencias në hyrje të zonës. Interesant është fakti që ishte një ish-lojtarë i Interit ai që shkaktoi të gjithë këtë, pasi Ronaldo nuk e goditi aspak vetëm sa i vendos dorën në kokë, por gjermani Feliks Bryzh e vlerëson për karton të kuq.
Jeison Murillo, ka qenë mbrojtësi i Interit në sezonet 2015-2017, ndërsa për një sezon u huazua tek Valencia, e tashmë është blerë përfundimisht nga spanjollët.