E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Tentuan të grabisnin shtëpinë e kinezëve, pranga 2 të rinjve shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Prato, pasi akuzohen për grabitje në apartamentin e një familjeje kineze.

Sipas mediave fqinje, shqiptarët janë përkatësisht 29 dhe 19 vjeç. Ata u spikatën nga karabinierët, të cilët ishin duke patrulluar në një zonë periferike të Pratos. Në një moment, ata vunë re dy të rinjtë shqiptarë që po tentonin të tërhiqnin një kasafortë të vjedhur, me synimin për ta marrë atë.

Polica ka ndërhyrë menjëherë duke bërë që një prej shqiptarëve të arrestohet në vend, kurse personi i dytë arriti të arratisej. Mirëpo, teksa po kalonte lumin Bisenzio, ai u bllokua në anën tjetër të bregut nga një tjetër patrullë policore.

Sipas autoriteteve vendase, të rinjtë shqiptarë kanë hyrë në apartamentin e kinezëve përmes tubave e më tej në ballkon, më pas brenda në shtëpi.

Shqiptarët kanë gjetur në shtëpi një adoleshent kinez e një të mitur, të cilët i kanë mbyllur në një dhomë. Pas kësaj, ata kanë vjedhur kasafortën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës...

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...