Nëse keni ndërmend të vidhni dikë, bëni mirë të sigurohuni që të mos jetë ndonjë luftëtar i UFC-së. Ky është leksioni që një nga banditët e shumtë të Rio de Zhanieros mori nga Polana Viana, sportistja e njohur, e cila u përball me të në momentin që kishte dalë jashtë banesës për të pritur një porosi.
On the left is @Polyana_VianaDF, one of our @UFC fighters and on the right is the guy who tried to rob her #badfuckingidea pic.twitter.com/oHBVpS2TQt
— danawhite (@danawhite) January 7, 2019
“E pashë që u afrua dhe u ul pranë meje”, tregoi Viana. “Ai më pyeti sa është ora, ja thashë dhe vura re se nuk kishte në plan të largohej. Lëviza të fus celularin në çantë dhe në këtë moment ai më tha: Më jep celularin! Mos u përpiq të kundërshtosh, sepse jam i armatosur! Pastaj ai e vuri dorën mbi një armë, por kuptova se po luante blofin”.
TAP CITY: Polyana Viana locks in the rear-naked choke on Maia Stevenson for her sixth straight win and her first UFC win! #UFCBelem https://t.co/ZZj0MOyhxL
— FOX Sports: UFC (@UFCONFOX) February 4, 2018
“Ai ishte me të vërtetë shumë pranë meje. Kështu që mendova; ‘nëse është armë, ai nuk do të ketë kohë për ta nxjerrë atë’. Kështu që u çova në këmbë dhe menjëherë i futa dy grushte dhe një shkelm në fytyrë. Ai ra. Pastaj ja kapa kokën dhe ja përdrodha keqas. Duke e mbajtur të fiksuar në atë pozicion, prita policinë”, rrëfeu sportistja e njohur për mediat vendase. TIRANA TODAY