E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Tenton ta godasë me thikë, 46-vjeçari e plagos me kallashnikov

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tropojë, pas një sherri mes dy bashkëfshatarëve. Një 46-vjeçar i identifikuar si Izet Ahmati është arrestuar nga policia, pasi rreth orës 07:10 të mëngjesit të sotëm ka plagosur bashkëfshatarin e tij Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, në fshatin Luzhe në Tropojë. Mësohet se pas një konflikti të çastit, Kolbiba ka tentuar të qëllojë me thikë 46-vjeçarin. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me kallashnikov.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Tropojës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton zyrtarisht se falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Uniformat blu kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një thikë, me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.

“Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin. Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.  Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta,  shtetasi I. A., 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili  është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...