Tentoi të vriste një person, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Shtetasi K.C, është dënuar nga Gjykata e Tiranës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 2020, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të një personi, pas një konflikti të çastit.

”Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.’’, informon policia.

Operacioni për kapjen e tij u bë i mundur nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.