E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Tentoi të kontrabandonte 200 akrepa të gjallë, turisti kinez përfundon në burg

Një turist kinezë ka përfunduar në pranga, pas përpjekjes për të nxjerrë jashtë Sri Lankës 200 akrepa.

Sipas autoriteteve vendase, policia sekuestroi 200 akrepa, të cilat kinezi u përpoq t’i kalonte nëpërmjet aeroportit të vendit Colombo Airport.

30 vjeçari kishte në plan të udhëtonte për Guangzhou, kur akrepat në valixhen e tij janë detektuar nga skaneri i aeroportit, raporton CNN, përcjell Tirana Today.

Foto të bëra publike nga autoritetet tregojnë akrepat të paketuar nëpër kuti plastike.

“Janë mbledhur nga zona të ndryshme të vendit, nuk janë vdekjeprurëse, por janë të mbrojtura”, tha një prej zyrtarëve të aeroportit.

Për këtë ndalim, kinezi është detyruar të paguajë një gjobë prej 552 dollarësh amerikanë si dhe do të përballet me hetimin e autoritete vendase.

Në Kinë, akrepat përdoren si mjekësi alternative. Helmi i tyre kombinohet me ingredientë të tjerë dhe përdoret për lirimin e muskujve dhe nervave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së 4 turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...