E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Tentoi të kalonte armë dhe municione, arrestohet greku në Kakavijë

Një shteas grek ka rënë në pranga të Policisë Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të trafikonte në vendin e tij një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Bëhet fjalë për shtetasin grek me iniciale E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet policore gjetën në pjesën e brendshme të mjetit një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:

Kakavije.

Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake

Arrestohet në flagrancë një shtetas grek i cili tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritja e vdekshmërisë foshnjore, ogur zi

Blerina Hoxha/ Monitor Përpjekjet e tre dekadave në uljen e vdekshmërisë foshnjore u përmbysën vitet fundit, kur numri fataliteteve nën 1 vjeç arriti në vitin...

Vdekja e 44 vjeçarit në Velipojë, dhjetra pushues nga Kosova në protestë

Mungesa e mjekëve dhe e vrojtuesve në plazhe ka nxjerrë në protestë dhjetra pushues nga Kosova. Protesta ka ardhur 24 orë pasi në plazhin...

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...

Provimi i matematikës, maturantët para Ministrisë së Arsimit me kërkesat e tyre

Maturantët në të gjithë vendin kanë protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës me pretendimin se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë....

PD/ Voton ish-kryetari Berisha. “Kjo garë nuk do ta nxjerrë PD-në më të ndarë”

Me maskë vënë, ish-kryeministri dhe kryetar i PD-së Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së për të votuar për kreun e ri të kësaj...