qenë i ftuar në studion e Fax News, për të dhënë folur në lidhje me arsyet që e çuan të ndërmerrte hapin drastik.
Jahelezi është shprehur se e gjitha kjo situatë është krijuar për shkak të konflikteve me kompani të tjera transporti të cilat operojnë në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke krijuar konkurrencë të paligjshme.
Admir Jahelezi është pronar i një kompanie transporti që operon në linjën Kosovë-Shqipëri. Biznesmeni ankohet se nuk janë marrë masat e nevojshme, nga ana e ministrisë së Kosovës apo të Shqipërisë për të ndaluar këto veprimtari të paligjshme, dhe ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga pronarët e kompanisë tjetër të transportit.
Ai ka thënë se këto ndaj këtyre kompanive janë dhënë liçensa të paligjshme nga ana e minsitrisë së transportit dhe pasi ka denoncuar këto raste ku ai është kërcënuar me jetë askush nuk ka vepruar.
“Unë punoj prej shumë vitesh me këtë kompani. Kur kam nis këtë punë, me kompaninë time, kam hasur në konkurrencë të paligjshme.
Ministria e Transportit ka operatorë që punojnë në interes të dy kompanive të tjera që kanë liçensë vetëm për të lëvizur brenda territorit jo jashtë territorit.
Këto kompani janë pajisur me liçensë nga bashkia e Tropojës dhe Tiranës, shkelin edhe oraret e lëvizjes, për lëvizjen brenda 1 dite. Unë kam 5 orare për të lëvizur gjatë ditës.
Ndaj kompanisë time, ndërmerren ndalime të shumta nga policia, të ciëlt janë në hall se marrin shefat në telefon e u thonë , hë ça t’i bëjmë. Kam bërë denoncim në gjykatën e Tropojës, më kanë thënë që nuk është çështje për hetim.
Ministria e transportit dhe policia e shtetit shqiptar, e dinë shumë mirë se jam kërcënuar me jetë. Sepse unë bëra shumë denoncime në ministrinë e Shqipërise dhe të Kosovës të cilët më thanë se nuk kanë prova të mjaftueshme, kështu që unë bëra video dhe i dërgova tek të dy ministrisë. Ministria e Kosovës, mori masa duke ja deleguar rastin ministrisë së transportit të Shqipërisë, por kjo e fundit nuk mori masa.
Më kanë kërcënuar me jetë që prej 2019, dhe që prej atëherë nuk kam vijuar më me aktivitetin tim. Ministria çon vendime, anullohen pasdite, ose kjo nuk din ça bon, ose favorizon kompanitë e caktuara të transportit.
Unë e kam biletën 10 euro, Tiranë-Gjaklovë. Unë tek tuneli paguj 15 euro, kta pagujnë 1 mijë lekë dhe i marrin njerëzit me 5 euro. Unë paguj taksa si në Kosovë edhe në Tropojë, këta nuk paguajnë taksat e nevojshme.
Kompania “Rilindja” është pajisur me 3 liçensa për të lëvizur në të njëjtin territor të qytetit, kjo nuk mund të jetë e mundur. Unë kam kërkuar të kem takim me Belinda Ballukun dhe me personalitete të tjera të administratës pulbike në Kosovë.
Këta janë kaq të fuqishëm sa hedhin poshtë edhe urdhërat e ministrisë kur u preken interesat personale”– tha Jahelezi./faxweb/