E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Tentoi ta vriste pas një sherri në lokal, policia kap të rrezikshmin

Policia ka parandaluar një kohë një ngjarje në lagjen “Kushtrim” në Berat, e cila mund të kishte përfunduar me viktima.

Një 28-vjeçar është arrestuar nga blutë e Beratit, pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri shtetasin K.K., 27 vjeç.

Kjo ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve në lokal, dhe ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja, dhe falë ndërhyrjeve të shpejta, e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Berat/Informacion

Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi ngjarjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Mësohet se një patrullë e policisë së...

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...