Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Tentativa për të ulur tensionet Kosovë-Serbi, çfarë pritet të ndodhë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Nga burimet diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë mëson se këtë javë, në Bruksel mund të zhvillohet një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përsëritur të dielën thirrjen drejt palëve që të punojnë në zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe është shprehur se, një hap i parë në këtë drejtim do të ishte shkuarja e kryenegociatorëve në Bruksel.

Burimet diplomatike evropiane kanë thënë se palët, duke pranuar ftesën për shkuarje në Bruksel, por edhe duke shprehur gatishmëri që të takohen mes vete, duhet të dëshmojnë interes për të zbutur tensionet.

Ditëve të fundit, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, nga disa qarqe është punuar në tentimet për uljen e tensioneve, por ato ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pasi, siç thonë këto burime, “të dyja palët kanë mbetur me kokëfortësi në qëndrimet e tyre”.

Në kontakt me liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë qenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ndërsa të dielën për situatën në veri, me kërkesë për uljen e tensioneve, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se nga mesi i kësaj jave delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të shkojnë në Bruksel dhe të jenë të gatshme të takohen mes vete.

Sipas tyre, ky do të ishte sinjal se palët janë të interesuara për të ulur tensionet. Por të njëjtat burime po ashtu thonë se presin që delegacionet të nisen me mandat të qartë për të biseduar dhe për të gjetur marrëveshje e jo vetëm për të shprehur qëndrimet e tyre.

Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Protestat filluan kur Prishtina vendosi që nga 20 shtatori, të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Prishtina ka thënë se një gjë e tillë praktikohet për vite me radhë nga Beogradi. /evropaelire

Tags: kosovekurtiserbiVucic

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

VIDEO/Presidenti Macron goditet me vezë

"Qeveritë të takohen më shpesh", akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Asnjë i dënuar për atentatin tek 'Komuna e Parisit', lihen të lirë dajë e nip







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com