E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Tensionohet situata/ Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinje

Qeveria e Kosovës nisi dje me zbatimin e reciprocitetit, duke vënë targa të përkohshme për mjetet me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës. Nga dita e djeshme, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ata e kanë kaluar natën atje. Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë, me forcat e policisë së Kosovës të cilat kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”, për faktin se Serbia nuk pranoi që kjo marrëveshje të diskutohej në Bruksel, dhe se pala kosovare duhet të bëj të njëjtën gjë sapo kalon kufirin për në Serbi.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e mjeteve që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Prej orës 10:00 ka nisur takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Këshilli kryesohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe në seanc marrin pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, dhe Drejtori i BIA-s , Bratislav Gashiq.

Lexo edhe :   Kosova në heshtje zgjedhore/Qendrat e votimit, gati për zgjedhjet e së dielës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...