E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tensionohet situata/Roland Bejko sulmohet fizikisht, e nxjerrin nga selia blu

Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, janë shënuar incidentet e para. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berishës, janë përplasur me Sekretarin e PD-së Roland Bejko.

Ky i fundit ka qenë duke hyrë në drejtim të portës anësore të PD-se, kur mbështetës të Berishës i janë afruar, e kanë sharë dhe shtyrë Bejkon.

Raportohet se përplasja ka vijuar edhe jashtë ambienteve të PD-se, në rrugë, ku një grup personash e kanë shtyrë dhe goditur Roland Bejkon.

Protestuesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër.

Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së, dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...