E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Tensionohet situata në PD/ Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, priti sot në një takim ministren britanike Wendy Morton, e cila shoqërohej në këtë takim nga ambasadori britanik në Tiranë. Pas takimit me ministren britanike, Basha u prononcua për mediat lidhur me shkarkimin e Flamur Nokës. Ai tha se nuk mundet PD-ja që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime. Sipas tij, këto janë agjenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker.

“Z. Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD-ja, që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë, që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat.

Ne kemi lançuar iniciativa të shumta, dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla, nuk do të tolerohen”, deklaroi kreu i PD-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...