E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Tensionet në veri, reagon BE-ja: Ndalni incidentet e dhunshme

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, lidhur me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave.

Ai ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës, duhet të ndalen menjëherë. Borrell i ka konsideruar si të papranueshme veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, që rrezikojnë stabilitetin. Gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është sulmuar nga serbët lokalë me gur, gaz lotsjellës e mjete të tjera. Gjashtë pjesëtarë të policisë janë lënduar, ndërsa tetë persona janë arrestuar.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës, duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin, janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...