E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tensionet me Rusinë/Kryediplomati i BE-së i jep mbështetje Ukrainës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë vijën e frontit të Ukrainës këtë javë, në shenjë mbështetjeje për Kievin përballë ngritjes ushtarake të Moskës në kufirin e saj, tha Brukseli më 3 janar.

Tensionet janë rritur në muajt e fundit, pasi Perëndimi ka paralajmëruar se Moska mund të planifikojë një pushtim të plotë të fqinjit të saj pasi grumbullon rreth 100,000 trupa në kufi.

Zyrtarë të rangut të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë dy ditë bisedime në Gjenevë mbi krizën, duke filluar të dielën pasi Kremlini i paraqiti një sërë kërkesash Uashingtonit.

Borrell – i cili do të takohet me zyrtarët ukrainas në Kiev gjatë vizitës së tij nga e marta deri të enjten – ka insistuar se “çdo diskutim për sigurinë evropiane duhet të bëhet në koordinim dhe pjesëmarrjen e BE”.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka kërkuar të sigurojë aleatët evropianë se do të veprojë në harmoni me ta, duke hedhur poshtë sugjerimet se mund të kërkojë një marrëveshje të stilit të Luftës së Ftohtë që prek Evropën pa pjesëmarrjen e saj.

Në raundin e fundit të telefonatave, Sekretari i Shtetit Antony Blinke foli bashkërisht në telefon me ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë dhe veçmas me homologun e tij turk.

Blinken “theksoi angazhimin e SHBA për të vazhduar konsultimin dhe koordinimin e ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë transatlantikë, ndërsa ne punojmë drejt de-përshkallëzimit përmes parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Borrell në udhëtimin e tij do të vizitojë “linjën e kontaktit” ku forcat e armatosura të Ukrainës përballen me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Lexo edhe :   Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, ultimatum SHBA-së

Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, dhe akuzohet se ka nxitur një konflikt të përgjakshëm në lindje të vendit që ka vrarë mbi 13.000 persona.

Lexo edhe :   Deputetin e hedhin në koshin e plehrave. Nishani po paralajmëron Bashën?

Moska këmbëngul që aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA, NATO duhet të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të ish-Ukrainës sovjetike dhe të tërheqë forcat e saj pranë kufirit me Rusinë.

Perëndimi ka hedhur poshtë atë që e quan një ofertë nga Moska, për të diktuar të ardhmen e aleatëve të pavarur dhe e kërcënoi Moskën me “kosto të rënda” nëse fillon një inkursion të ri në Ukrainë.

Burimi i lajmit: hurriyetdailynews. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...