E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tensione në selinë blu! Berisha e Basha në mbledhje paralele

Ish-kryeministri Berisha ka shkuar mesditën e sotme në selinë blu, i rrethuar nga mbështetësit, ku do të mbanin mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelit, ngritur në 11 dhjetor në Kuvend. Në zyrën ngjitur ndodhej kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili drejtonte mbledhjen për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, të cilin e vazhdoi përtej asaj që po ndodhte në seli.

Sali Berisha tha se ai nuk ka punë në zyrën e “deputetit Basha”, siç e ka quajtur ai, teksa ka komentuar edhe kallëzimin në SPAK që u bëri PD-ja 5 zyrtarëve demokrat.

Mbledhja e Berishës ka zgjatur vetëm pak minuta. Ende nuk ka informacione se për çfarë është diskutuar në këtë mbledhje, ndërsa anëtarët e Komisionit kanë lënë ambientet e zyrës në selinë e PD-së ku u zhvillua mbledhja.

Një moment tensioni është regjistruar në seli, ku një nga mbështetëset e Lulzim Bashës, thërriste “Basha”, teksa ka ngritur akuza se i kanë bërë presion. Julian Deda, i cili është mbështetës i Berishës, është mundur që të qetësojë zonjën në fjalë.

Mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

Demokratja: Ca i bëra unë, të ma thonë! S’po bëj asnjë skandal, as s’po gjuaj, as s’po shaj, më bënë presion, nuk i kam asnjë faj askujt, kam ardhur për punën time. Kush ka punë personale me mua, le të vij. Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë.

Jul Deda: Hajde me mua, unë jam me ty

Lexo edhe :   “Interesi i Ramës është që Basha të jetë kryetar”, Fevziu zbulon prapaskenat

Demokratja: Jo mor burrë, ti s’je me mua

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...