Futboll

Tension në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, tifozët e Malit të Zi përleshen me ata të Kosovës (Video)


               Publikuar në : 22:29 - 14/10/19 Enno

Në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shënuar një incident mes tifozërive.

Përmes pamjeve të publikuara nga “Panaromasport.al”, tifozët janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Sakaq, nevojitej shtimi i forcave të sigurisë për të vendosur situatën nën kontroll.

Hamendësohet se mes tifozëve malazezë mund të gjendeshin edhe serbë, të cilët mund të kenë udhëtuar në mbështetje të ekipit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT