Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë kanë reaguar lidhur me situatën e tensionuar te protesta, duke dalë me një mesazh të përbashkët, ku bëjnë thirrje që të shmanget dhuna.
MESAZHI
Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane.
Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.