E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

”Tenderimi i portit”/ PD Vlorë kallëzon në SPAK minsitren Balluku

Partia Demokratike në Vlorë, ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, për shkelje në procedurën e tenderimit të Portit të Vlorës.

Balluku është akuzuar se ka shpërdoruar detyrën e saj. Sipas PD, Balluku ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim

Gjithashtu, ajo ka pranuar ofertën e cila binte në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, ashtu sikurse kemi paralajmëruar më parë, Kallzimin Penal kundër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU për shkelje në procedurën e prokurimit për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës.

Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

Ky Kallzim i është drejtuar Strukurës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, të cilat konsistojnë në disa drejtime. Dhe konkretisht:

i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;
ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.
Oferta në vlerën e 22’842’417 euro pa TVSH e Shoqërisë “Marina Di Valona” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22’725’572 euro të Shoqërisë “Gjikuria” Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë “Albavia ” Sh.p.k me vlerë 1’876’427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik.

Theksojmë se kjo PPP është bërë në kundërshtim me Ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka bësim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime!

Ju faleminderit!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dorëzohet” biznesmeni që iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti

Administratori i një shkolle private në vend, i cili ditë më parë i shpëtoi një atentati, ka ndryshuar dëshminë e tij e dhënë më...

Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së...

Einxhel “merr hak” për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)

Einxhel “hakmerret” për Dagzin, duke dërguar në nominim Monikën. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë zhvilluar një shfaqje me...

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën, edhe...

Einxhel në gjendje të rëndë psikologjike, ja si ia shpreh dashurinë DJ Dagz

DJ Dagz është eleminuar nga shtëpia e "Big Brother Vip", dhe e dashura e tij Einxhel e ka përjetuar shumë keq. Moderatorja shfaqet e...