Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë kanë hapur një tender për ruajtjen e parave dhe arkave, por fitues është një grup kompanish pa asnjë konkurrent tjetër. Katër Polici Private do të ruajnë arkat dhe paratë e UKT.
Në garë u paraqit edhe një shoqëri tjetër por ajo u skualifikua pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike. Diferenca në vlerë mes fondit limit dhe ofertës fituese është vetëm 540 lekë. Kjo kontratë ka afat zbatimi 12 muaj. UKT është shoqëri publike e zotëruar nga Bashkia Tiranë, me supervizor kryebashkiakun Erjon Veliaj.
Në korrik të vitit 2017 kryebashkiaku Veliaj miraton në Këshillin Bashkiak rritjen e çmimit të ujit. Me asnjë votë kundër e asnjë abstenim, u miratua plani për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3: nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3. Vlen të theksohet se këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen. Planit është votuar pro bashkë me propozimet e PDIU-së, të ngjashme me ato të LSI-së.
Ky vendimi i një viti me parë automatikisht do të sjellë më shumë pra në arkat e UKT-së dhe bashkisë së Tiranës. Ndaj drejtuesit e bashkisë dhe UKT-së vendosin të marrin polici private për të ruajtur arkat dhe paratë.Në Open Data Albania është publikuar tenderi me vlerën më të lartë për tre vitet e fundit në njësi të qeverisjes vendore, konkretisht tenderi për Ruajtje dhe Siguri Fizike me roje private dhe shoqërim i vlerave monetare për UKT, me fond limit 568 252 319 lekë është fituar nga bashkimi i operatorëve GLOBAL SECURITY SHPK – BRECANI R.O.S.P. SHPK – EUROGJICI-SECURITY SHPK – PORT CONSTRUCTION SHPK.