E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Tenderi i uniformave, gjykata nuk i jep celularin Edlira Naqellarit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, për t’i kthyer telefonin celular, i cili i ishte vendosur sekuestro edhe me vendim të shkallës së parë të GJKKO. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, bazuar ne nenin 212/2 të k. pr. penale, Vendosi: miratimin e vendimit nr. 274, dt 02.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së pare për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar”, thuhet në vendim.

Në vendimin e shkallës së parë thuhet se në telefon mund të ketë prova të vlefshme për hetimin, dhe Prokuroria ka të drejtë ta ekzaminojë.

Naqellari pretendonte se celulari nuk përbën provë, pasi aty ka vetëm të dhëna personale, por gjykata argumentoi se në telefonin e saj mund të ketë prova të rëndësishme që mund të ndihmojë hetimin.

Naqellari u arrestua në 10 korrik bashkë me 7 persona të tjerë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...