E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Tenderi 2 milion euro përplas institucionet për 4 vite, banorët mbeten pa ujë

Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën për një tender me objekt “Ndërtimi i Ujësjellësit të 15 fshatrave ” dhe nuk e ka mbyllur akoma.

Tenderi për ndërtimin e ujësjellësit të 15  fshatrave është shpallur në 2017, është bërë si procedurë më shumë se katër herë, por në të gjitha rastet, komisioni i ngritur nga komuna zgjidhte fitues një firmë e cila nuk përmbushte kriteret edhe pse oferta e saj ishte më e vogël. Parashikimi fillestar apo fondi limit ishte  rreth dy milion euro.

Firma e katërt  fituese, oferta e së cilës ishte 500 mijë euro  më shumë se ofertuesi i parë ka bërë ankesa për parregullësi pranë Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Ky i fundit ka nxjerr tetë vendime për rivlerësime dhe një të fundit urdhëresë për vijimin e procedurave, por komisioni nuk pranon që t’i zbatojë. Sipas tyre vendimet e OSHP ku nxjerrin tre firmat e para të papërgjegjshme janë abuzive, edhe pse ai është organ epror.

Për këtë arsye vendimin e fundit ata e kanë ankimuar në gjykatë rreth një vit më parë. Por gjykata nuk është shprehur për pezullim të procedurave dhe as me vendim të ndërmjetëm. Ligjërisht në këto kushte Komuna e Dragashit duhet të vijojë me procedurat dhe të shpallë fitues, ofertuesin e katër, që i plotëson kushtet dhe që ka ofertën më të vogël, krahasuar me të tjerët, duke përjashtuar 3 të parët që sipas OSHP-së nuk plotësojnë kushtet.

Fiks Fare intervistoi administratorin e fimrës ‘Puna Shpk’ Ardian Halilin,  i cili ankohet se Komuna Dragash është duke mbajtur një qëndrim jo ligjor, pasi nuk po shpall fituesin, i katërti në listë, kur tre ofertuesit e parë janë shpallur të papërgjegjshëm. Ai thotë që për këtë arsye, kanë bërë edhe një kallëzim pranë prokurorisë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Sipas tij OSHP-ja ka marrë 9 vendime , i fundit është urdhëresë për rivlerësimin e ofertave. Ky vendim nuk është zbatuar prej Komunës Dragash dhe në bazë të ligjit lënda ka përfunduar në gjykatë. Por sipas tij, për sa kohë gjykata nuk ka marrë një vendim për pezullimin e procedurave, atëherë në bazë të ligjit Komuna Dragash duhet të vijojë më shpalljen e fituesit.

Institucioni më i lartë për vlerësimin e një procedure tenderimi në Kosovë është Organi i Shqyrtimit të Prokurimit. Ky i fundit qysh prej vitit 2017 e në vazhdim ka nxjerrë 9 vendime, i fundit është ai i Marsit të vitit 2020. Vendim, i cili urdhëronte Autoritetin Kontraktues, Komunën Dragash, të vijonte më procedurën e shpalljes së fituesit.

Duke qenë se 3 operatorët e parë, ishin cilësuar në të gjitha vendimet si të papërgjegjshëm dhe qe nuk i plotësonin kushtet për të fituar tenderin, duhej që të shpalljej fitues, ofertuesi i katërt i cili plotësonte kushtet, dhe kishte ofertën më të vogël krahasur me ofertuesit e tjerë poshtë tij. Fondi limit për këtë tender, i shpallur nga Kumuna Dragash, është 2 milion euro. Ndërsa ofertuesi i katërt për realizimin e punimeve kishte ofruar shumën e 1.5 milion eurove.

Shumë që ishte gati 500 mijë euro më pak se fondi limit. Por pavarëisht kësaj, komuna Dragash vendosi të mos zbatojë vendimin e OSHP-së dhe procedurën ta çojë në gjykatë. Kjo e fundit nuk ka marrë asnjë vendim apo pezullim për mos vijimin e shpalljes së fituesit. Kjo e vendos Komunën Dragash në një pozicion të vështirë, por të qartë, pasi duhet të vijojë me shpalljen e fituesit pavërsisht se lënda është për gjykim.

Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë Komunës Dragash, punonjësit të cilës sapo e marrin vesh për çfarë interesohen thonë që nuk e kuptojnë shqipen, pasi ishin goran dhe e kthejnë nga shqip, të flasin në gorançe.

Njëri nga specialistët e zyrës së prokurimeve thotë që kanë patur presion nga OSHP, ndërsa një tjetër thotë që është një i fuqishëm atje, ndaj janë nxjerrë edhe këto vendime. Sipas tyre “ky tender jau ka sjell shpirtin në majë të hundës dhe pse duhet të shapllim ne fitues firmën e katër kur mendojmë që vendimet e OSHP-së janë të pa drejta. Nëse ne marrim një vendim të tillë përfundojmë në burg” theksojnë ata.

Ndërsa vet shefi  i prokurorimeve  Nuri Ismailaj, nuk pranoi të jepte intervistë për Fiks Fare, por tha që e kanë bërë disa herë tenderin por vendimet e tyre i  ka kthyer OSHP-ja.  Sipas tij deri sa të shprehet gjykata nuk do të shpallim asnjë fitues, edhe pse nuk ka një urdhër pezullimi nga gjykata. “Unë nuk nënshkruaj, dhe nuk shkoj në burg, i thonë 500 mijë euro më shumë se ai që këmi shpallur ne fitues”  thotë ai.

Të njëjtin qëndrim ai mbajti edhe në përgjigjen më shkrim, ku theksoi se vendimet e marra nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimeve janë të padrejta. Në të theksohet

” Procedura për shpalljen e tenderusit të suksesshëm  për rivlersimin e fundit që është bërë në këtë aktivitet të prokurimit është përzgjedh fituesi konzorciumi I OE Fanaj Ingjiniering-Prizren& Lala-Sh.p.k-Shqipëri” , mirëpo për shkak të ankesës nga një OE është pezulluar kjo procedurë  nga ana e OSHP-së dhe lënda është kthyer prapë në rivlerësim. Mirëpo AK nuk është pajtuar me këtë vendim dhe këtë lëndë e ka  dërguar në Gjykatën Themelore në departamentin për çështje administrative për shqyrtim. Autoriteti Kontraktues nëntë here  ka zbatuar vendimin e OSHP-së, dhe lënda është kthyer në rivlerësim( edhe pse pa të drejtë), kjo është kompetenca  që Ligji i jep OSHP-ja” citohet ndër të tjera në këtë shkresë.

Fiks Fare kontaktoi  edhe me Organin e Shqyrtimit të Prokurimeve, por ky i institucion nuk ktheu një përgjigje lidhur me akuzat e ngritura nga Komuna Dragash për vendime të padrejta. E ndërkohë që kjo procedurë tenderi, ku mungon shpallja e fituesit, është bërë si terren lufte mes institucioneve. E gjithë kjo situata rëndon mbi qytetarët e 15 fshatrave të Dragashit të cilët duan ujë në shtëpitë e tyre, por ende nuk e kanë./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...