Shqipëria

Temperaturat zbresin në ekstrem


               Publikuar në : 08:14 - 12/02/19 M. S

Dimri është rikthyer sërish, pas disa ditësh të ngrohta. Moti vijon me vranësira të shpeshta, por reshje të pakta në Qendër-Jug, ku zonat malore do të kenë dëborë.

Pasditja sjell kthjellim gradual të motit në gjithë territorin, kushte që vijojnë edhe të mërkurën.

Temperaturat gjatë ditës së martë ulen me 3-4°C, duke zbritur deri -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi vlerësohet rreth 13°C.

E mërkura vijon me rënie të vlerave termike në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur temperaturat nga -7 në 11-12°C.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT