Lajmi se reperja Loredana Zefi është ndaluar nga policia zviceriane dhe po hetohet për mashtrim, bëri bujë të madhe në rrjet. Por, duket se telashet me autoritetet nuk e kanë ndaluar reperen që të vijojë agjendën e saj me projektet artistike.
Madje, pas lajmit të bujshëm, ajo u kthye në Kosovë, ku në konferencën për media, zbuloi se arsyeja është xhirimi i klipit të saj të ri. Më tej, u zbuluan pamje nga skenat e klipit ku Loredana shfaqet me syze majë një makine, ku mban edhe një armë në dorë.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me partnerin e saj Mozzik dhe reperin Dardan, një prej më të klikuarve në Gjermani. Duket se projekti i radhës është pikërisht një bashkëpunim me Dardan, ndërsa nuk dihet nëse sërish në këtë këngë do të marrë pjesë edhe Mozzik.