Irlanda alarmohet nga numri i lartë i azilkërkuesve që vijnë nga shtete si Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Sipas medias vendase “Irish Independent”, statistikat shënojnë se shqiptarët dhe gjeorgjianët kanë tejkaluar edhe Sirinë për sa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar azil në këtë shtet.
Kryeministrit irlandez, Leo Varadkar shprehet se qeveria nuk do të lejojë asnjë hyrë ilegale. “Qeveria ka shtuar kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar ata të hyjnë në vend”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Varadkar theksoi se shtetasit që vijnë nga Shqipëria dhe Gjeorgjia nisen drejt Irlandës duke përdorur dokumente false, e më pas kërkojnë azil.
“Për dijen time, shumica e azilkërkuesve nuk u jepet azil për shkak se nuk e kanë të bazuar kërkesën e tyre”, tha kryeministri.
Mësohet se 460 shqiptarë kërkuan në azil në Irlandë vitin e kaluar, duke përbërë 13 për qind të të gjitha aplikimeve.