Kryesore

Tejkaloi çdo fantazi, qytetarët i nxjerrin Berishës skandalet e rënda


               Publikuar në : 17:20 - 04/12/19 M S

Një ditë më parë, një ndër statuset e Berishës në Facebook shkaktoi një bum komentesh. Kjo për vetë faktin se lajmi që kishte përcjellë, ishte i rremë.

“Dëgjohen klithma”/Berisha tejkalon çdo fantazi, publikon videon

Në kohën kur qytetarët janë ende në panik nga situata pas tërmetit tragjik të 26 janarit, ish-kryeministri me anë të një videoje ngrinte dyshimet se mos ndonjë njeri ishte nën rrënoja. Por kjo nuk i ka shpëtuar aspak syrit kritik të qytetarëve, të cilat kanë shfryrë dufin ndaj tij, e në shumë raste e kanë ofenduar.

Në një video që shpërndau një ditë më parë në Facebook, ish-kryeministri Berisha tejkaloi çdo fantazi. Bëhet fjalë për shembjen e një hoteli në Durrës, ku u realizua me shpërthim të komanduar nga ana e forcave xheniere.

Berisha pretendonte se ishtë dëgjuar një klithmë, dhe se dikush ishte nën rrënoja. Komenti që ai ka ndarë në rrjetet sociale, nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit. Qindra komente negative janë hedhur drejt Berishës, ku të gjithë e etiketojnë si vrasës.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT