Tedi Blushi: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë

Këshilltari i Presidentit Meta për media Tedi Blushi ka reaguar në facebook pas seancës së sotme plenare ku pati diskutime mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Blushi ka shkruar Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë duke lënë të kuptohet se ky aksion i mazhorancës parlamentare nuk e ndikon aspak politikën e presidencës.

Tedi Blushi: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.