Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me mbështetjen e opozitës, organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysmë, e ndërsa sot pritet të mbahet një protestë në orën 17:30.
Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës, ndërsa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit, dhe lirim të aktivistëve.
Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman, pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do i rikthehet sërish protestave.
Të pranishëm sikundër edhe në protestën e kaluar, do të jenë kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Mbetet për t’u parë, nëse sot si dy ditë më parë do të përjashtohet opozita nga fjalimet.