E martë, 2 Qershor, 2020
12 C
Tirana

Teatri Kombëtar/ “Zëri i Amerikës” flet për lëvizjen e Metës

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu drejtua sot sërish Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti thotë se duhet shfuqizuar si antikushtetutes vendimi i qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo është hera e dytë që presidenti Meta shkon në Gjykatë Kushtetuese për këtë temë. Ai i kërkoi Gjykatës të shfuqizojë si antikushtetues ligjin special Fusha dhe të ndalet rrëzimi i Teatrit Kombëtar, deri sa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për ligjshmërinë e këtyre hapave nga qeveria.

“Përmes këtij akti, shqiptarët kudo janë, sot po rrezikohen të humbasin një pasuri publike me interes të lartë kombëtar. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar që mishërohet në këto godina, synohen të zhduken, dhe memorja jonë e përbashkët kolektive, të humbasë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vazhdon të bartë qëllimin antikushtetues për cenimin e pasurive pronë publike që janë të lidhura ngushtësisht me trashëgiminë kulturore kombëtare dhe identitetin kombëtar” – tha presidenti Meta.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon restaurimin e ndërtesës historike 80 vjeçare.

Organizata “Europa Nostra” e ka futur Teatrin e Shqipërisë në listën e 7 objekteve kulturore më të rrezikuara dhe ka shprehur gadishmërinë ta restaurojë me fonde europiane.

Por qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë thënë se teatri i ri është pjesë e planeve për zhvillimin e qytetit. Socialistët bënë një ligj special në parlament, që një firmë private ta ndërtonte objektin e ri, ndërsa tani këtë ndërtim e ka marrë përsipër vet bashkia. Këshilli bashkiak diskuton nesër për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu në të njëjtin truall.

“Qëllimi për shkatërrimin e godinave aktuale të kompleksit të Teatrit Kombëtar është vendosur dhe urdhëruar në mënyrë të detyruar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Këshilli Bashkiak, mbetet vetëm që ta vendosin në ekzekutim këtë vullnet politik të Qeverisë dhe Kryeministrit. Ky akt i Këshillit të Ministrave përmban të njëjtën problematikë kushtetuese dhe të njëjtin rrezik sikundër dhe ligji special nr. 37/2018, që aktualisht është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Të dy këto akte- ligji nr. 37/2018 dhe VKM nr. 377/2020, shprehin qartë të njëjtin qëllim politik: Prishjen e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, gjë e cila do të përbënte shkelje shumë të rëndë të parimeve kushtetuese që lidhen me identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, vlera këto të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë ka aderuar apo i ka ratifikuar. Prandaj këto akte duhen shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të vendosë sa më shpejt edhe për pezullimin e ekzekutimit të tyre”, tha zoti Meta.

Lexo edhe :   “Zgjedhorja”, orët e fundit të afatit
Lexo edhe :   “Zgjedhorja”, orët e fundit të afatit

Policia bashkiake shkoi dje pranë Teatrit Kombëtar për të marrë objektin, që tani e tutje me vendim qeverie është pronë e bashkisë së Tiranës. Ky hap i policisë provokoi mbrëmë një tubim spontan të artistëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë prej disa vitesh planet për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka më shumë se 9 muaj që po e mbron kompleksin historik të Teatrit Kombëtar 24 orë pa ndërprerje dhe po proteston prej më shumë se dy vjetësh, qysh nga shkurti 2018 për të penguar projektet e shembjes së Teatrit Kombëtar, ata kërkojnë që një teatër i ri mund të ndërtohet kudo tjetër në Tiranën 100 vjet kryeqytet, por jo mbi ndërtesës historike 80 vjeçare të arteve shqiptare. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Albin Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm

Kryeministri ende në detyrë, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka dy armiq, një të jashtëm dhe një të brendshëm. I ftuar në emisionin “5...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Nga Mero Baze Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në...
WhatsApp KONTAKTO TT