E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Teatri Kombëtar përfshihet në listën e 14 veprave më të rrezikuara në Evropë

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Organizata Europa Nostra e ka përfshirë Teatrin Kombëtar shqiptar në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020.

Europa Nostra zhvilloi sot një konferencë për shtyp ditën e sotme bashkë me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

“Një kriter tjetër i madh ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe nxitjen e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij, i cili është kthyer tashmë në një kuvend i munguar i shqiptarëve në këto vite të vështirë tranzicioni për të gjithë temat e rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sipas kësaj organizate, Teatri Kombëtar është vepër që nuk duhet shembur.

Deklarata e Plotë:

Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga Europa Nostra në mbledhjen e saj të zhvilluar së fundmi në Hagë. Kështu vendosi një panel këshillimi ndërkombëtar i Europa Nostra, ku u përfshinë specialistë ndërkombëtarë të historisë, arkeologjisë, arkitekturës, konservimit e restaurimit dhe financës, të cilët u takuan në Hagë për të diskutuar aplikimet dhe për të caktuar listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Fondacioni Gjirokastra, me nxitjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë vit aplikoi për shpalljen e Teatrit Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë. Ky aplikim u mundësua me ndihmën e shumë specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët përgatitën dosjen teknike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Të gjitha monumentet dhe vendet e shpallura në rrezik në listën paraprake, u përzgjodhën duke marrë parasysh vlerën e tyre të jashtëzakonshme të trashëgimisë, vlerat kulturore si dhe rrezikun e afërt me të cilin po përballen. Natyrisht, që një nga kriteret kyçe dhe themelore për përzgjedhjen e tyre ishte edhe angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar këto objekte. Aksione të qarta që e dëshmonin këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mëse një vit e nëntë muaj që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 Korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 40 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.

Një kriter tjetër i madh ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe nxitjen e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij, i cili është kthyer tashmë në një kuvend i munguar i shqiptarëve në këto vite të vështirë tranzicioni për të gjithë temat e rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare. Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian. Me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, Europa Nostra do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në restaurimin profesional përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Ky sukses i padiskutueshëm i kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar dhe shpallja e tij një monument i rëndësishëm europian i dedikohet të gjithë atyre artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve protestues, të cilët përgjatë këtyre mëse dy viteve, kundërshtuan qeverinë, përgatitën kritikat ndaj ligjit special, që i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, sensibilizuan faktorin politik, kulturor, mediatik, atë të trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Këta artistë e aktivistë kontaktuan për këtë qëllim Delegacionin Europian në Shqipëri, Komisionin Europian, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, të gjithë profesionistët vendas dhe të huaj, të cilët u përfshinë në përgatitjen e dosjes teknike për aplikimin në Europa Nostra, dhe siguruan mbështetjen e institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë. Mbështetja direkte e institucionit të Europa Nostra i vendos përfundimisht një frenim të plotë, përpjekjes së mbrapshtë të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është cilësuar nga Europa Nostra si: ”një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike”.

Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit. Natyrisht, ne ndihemi shumë të lumtur për këtë arritje, e cila konfirmon vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare.
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Hanë dreka e darka me paratë e shqiptarëve’/ Gjuzi: PS e le Kuvendin bosh

Edhe gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar përplasjet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi u shpreh se kishte...

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...