E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Të zhdukur prej dy ditësh/ Si u ekzekutuan dy vëllezërit Olldashi

Dy vëllezër nga Pogradeci u gjetën të vrarë në një kanal vaditës, në një parcelë në fshatin Zvirinë dy ditë pasi ishin larguar nga shtëpia. Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi.

Burimet bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks. Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht të ai vend, për shkak edhe të terrenit, në mes të arrave dhe larg banesave.

Andrea Olldashi 33 vjeç, ka qenë me precedentë penalë, pasi ka qenë edhe i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai Martin Olldashi s’ka precedentë.

Bëhet me dije se krahas policisë së Korçës, dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës. Dy vëllezërit ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 7 dhjetorit, dhe deri në gjetjen e trupave të pajetë nuk ka patur asnjë informacion për ta. Të rinjtë 31 dhe 33 vjeç, u gjeten në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.

Në banesën e dy vëllezërve Olldashi, janë hapur dyert e mortit. Nëna e tyre, Ëngjëllushe Olldashi, është në një gjendje të rënduar psikologjike. Lajmin e kobshëm ajo e ka mësuar nga televizori, ndërsa prej orësh të tëra vajton humbjen e djemve të saj duke apeluar që ngjarja të zbardhet. Ajo ka treguar për mediat se kishte bërë denoncim në polici, për zhdukjen e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi euforike: LSI e vetmja parti në rritje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera. Kryemadhi konstaton...

“Shko te nëna jote”/ Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviç (Video)

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu...

Grabitje me armë në Tiranë, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti i armatosur dhe me maskë,...

Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin. Me këtë ritëm, njerëzit do vjedhin

Ditëne  djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill. E...

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...