Kuriozitete

“Të vjen për të vjellë”, moderatorja bën deklaratën e fortë për djemtë e Kosovës

               Publikuar në : 18:06 - 19/05/19 S.N

Moderatorja dhe blogerja nga Kosova, Argjira Spanca ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Thumb’.

Ajo është pyetur nëse i pëlqejnë më shumë djemtë nga Kosova apo nga Shqipëria.

Përgjigja dhe shpjegimi i saj ka qenë disi i çuditshëm, teksa Spanca e shpjegoi zgjedhjen e saj kështu:

“S’po dua të ofendoj më shumë, por mendoj se djemtë më të bukur janë në Prishtinë. Por qesh gjithmonë me shoqet e mia se në Tiranë kur të ngucin përdorin fjalë shumë të ëmbla, në Kosovë dinë me të nguc shumë, me fjalë banale domethënë të vjen për të vjellë kur të ngucin atje. Këtu është tepër cute dhe ndonjëherë më qeshet se ngjan shumë ndryshe”, ka thënë Argjira.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT