Një bandë grabitësish të armatosur ka realizuar një grabitje spektakolare në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos, në San Paolo të Brazilit.
Grabitësit kanë mundur të marrin prej andej 750 kg ar me vlerë 40 milion dollarë amerikan dhe metale të tjera të çmuara.
Sipas autoriteteve braziliane, banda e grabitësve kishte marrë peng dhe sekuestruar për 12 orë me radhë 8 anëtarë të familjes së një funksioni të aeroportit, mes të cilëve katër ishin minorenë. Banda hyri në aeroport nga dy pika kontrolli ku hynte vetëm policia federale braziliane.
Siç shihet në videon e publikuar, autorët e dyshuar erdhën në aeroportin e Guarulhos me një automjet policie. Pas grabitjes, është gjetur e braktisur rreth 20 km larg aeroportit.