E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Kam punuar me ndershmëri”/ Veliu: Menaxhuam protestat, pandeminë dhe tërmetin

Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Emërimi i tij erdhi si propozim nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërkohë që është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në Slloveni. Ardi Veliu dorëzoi sot detyrën, dhe në fjalën e tij të lamtumirës tha se Policia e Shtetit është sot më mirë se dje.

“Jam mbështetur në tre shtylla, si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje.

Falë kësaj pune të cilën juve të nderuar kolegë së bashku përballuan sfidat e tërmetit, ishit të parët që dhanë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve. Kam një vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju.

Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime. Jeni ju të nderuar kolegë që për muaj dhe vite me radhë arritëm të menaxhonim të gjithë situatën e pandemisë. Jam krenar që sot e dorëzoj detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Dua të falenderoj kryeministrin që më ka mbështetur. Falenderoj të tre ish ministrat e Brendshëm. Falenderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë. Policia është sot shumë herë më mirë se dje. Pavarësisht se të verbuarit kërkojnë të hedhin baltë mbi punën. Policia nuk fillon dhe mbaron me mua. Ju falenderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë. Dua të falenderoj familjen time dhe ju uroj të gjithëve juve suksese dhe drejtor Gledisit shumë fat”, u shpreh Veliu.

Dje, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke folur pas mbledhjes së qeverisë para gazetarëve, u shpreh se Gledis Nano i plotëson kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit, dhe se kjo e fundit sipas tij, është në një stad të mirë ku profesionalizmi dhe performanca janë në lartësinë e duhur.

Lexo edhe :   Zbulohet laboratori i Bitcoin-it në Krujë 

“Sot qeveria mori vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë z. Ardi Veliu dhe emërimin në këtë detyrë të z. Gledis Nano. Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje, edhe një standard të krijuar tashmë të performancës të Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Sigurisht në detyrë z. Nano, që e zëvendëson, i cili edhe ai është një oficer karriere dhe së fundmi ka shërbyer për një kohë të gjatë, si Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Padiskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit në këto vite”, deklaroi ai.

Lexo edhe :   Zbulohet laboratori i Bitcoin-it në Krujë 
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...