Gjatë mbrëmjes së sotme, në Fier janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Paraprakisht bëhet me dije se policia ka gjetur edhe një makinë të djegur, në lagjen “Afrim i ri”.
Mjeti i djegur është i tipit “BMW” dhe rezulton me targa false të një makine “Renault”, ndërsa brenda saj janë gjetur armë dhe krehër fishekësh.