Kronikë

Vlorë/ Qëllohet administratori i njësisë Kotë

               Publikuar në : 15:13 - 11/06/19 M. S

Update- Pas të shtënave me armë zjarri, mësohet se është plagosur administratori i njësisë Kotë në Vlorë.

Nga raportimet e para mësohet se Argjil Gjoka së bashku me të vëllanë janë konfliktuar me një person.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Argjil Gjoka. Mësohet se ai është qëlluar me armë në gjoks.

——-

15:00/ Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë.

Një person raportohet se ndodhet në gjëndje të rëndë, pasi është qëlluar me disa plumba. Mbeten ende të paqarta shkaqet.

I plagosuri nga fshati Kote, është dërguar me urgjencë në spital.

Paraprakisht njoftohet se ai është qëlluar disa herë në kraharor.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT