Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, 1 i plagosur

               Publikuar në : 20:49 - 25/08/19 Enno

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë, e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Duke iu referuar njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Azem Bejtja.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë:

‘Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugen Azem Bejta në Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor’, ka zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia ka njoftuar se nga njësitet policore ështe duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje’.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT