Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë mbrëmjes së sotme në Fier.
Të shtënat kanë ndodhur pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal, në Fier.
Një person i armatosur ka hapur zjarr, duke shkaktuar për pasojë 3 të lënduar.
Dyshohet se si shkak i këtij agresioni është bërë një konflikt midis dy grupeve të rinjsh, të cilët më herët janë përleshur mes tyre me sende të forta, jashtë ambienteve të Urgjencës së Spitalit.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje.