E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Të shtëna me armë zjarri në resortin luksoz në Tiranë, policia vë në pranga 26-vjeçarin

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku pati të shtëna me armë në parkingun e një kompleksi në fshatin Qehaj.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari me inicialet A. Ç , i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. S. Këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga policia.

Njoftimi

Tiranë

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj. Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo edhe :   Forcat RENEA ''zbarkojnë'' në Vlorë, arrestohen disa persona
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...

Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Takimi i zgjeruar...

Si po mashtrohen shqiptarët nga hakerat, ja çfarë thotë eksperti

Nga: MARSELA SINANI Nuk janë të pakta rrjetet e hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim shuma...