Një person i identifikuar si Ergys Likaj, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, pasditen e sotme.
39-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, dhe gjendja e tij tashmë është e stabilizuar.
Ai është shprehur se është vetëplagosur nga pakujdesia. Momentalisht, i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje.
Nuk dihen ende arsyet e plagosjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.