Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në drejtim të një automjeti

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të mjetit të 24 vjeçarit N.A, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

”Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.”, informon policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën.