Policia bën me dije se pak pas mesnate në një kompleks pranë Yrshekut, zonë në periferi të Tiranës janë shënuar të shtëna me armë zjarri.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejtim të kompleksit, në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.