E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore”/Basha: Ja 3 masat që duhen marrë

loading...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shtimin e rasteve të reja me koronavirus në vend, teksa vetëm sot u konfirmuan 13 raste të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se duhen marrë menjëherë 3 masa të rëndësishme. Sipas tij, duhet shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë, teksa shton se duhen mbyllur të gjitha sipërmarrjet me numër të madh punonjësish.

“Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme”, shkruan Basha në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Shqipëria në izolim, 47-vjeçari tenton të vjedhë lokalin. Ç’ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka ditë që policia të mos raportojë për personat të cilët thyejnë rregullat e karantinimit. Ka nga ata qytetarë të cilët nuk pyesin...

“Po të fal që ke thyer karantinën”, si u zbulua 43-vjeçari që u bënte presion njerëzve

Pandemia që ka përfshirë Shqipërinë, ka izoluar shqiptarët brenda shtëpisë. Oraret që shfrytëzohen për të dalë respektohen në një masë të madhe nga ana...

Shkencëtarët nxjerrin videon si infektohen njerëzit nga COVID-19 në një supermarket (VIDEO)

Mjafton që një person i infektuar të kollitet, për të shpërndarë infeksionin në mënyrë të shpejtë, e po kaq të frikshme në ambientin ku...

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje tërmeti në Greqi e Turqi brenda pak minutave

Dje në Shqipëri u ndjenë disa lëkundje tërmeti. Fatmirësisht lëkundjet nuk kanë qenë të forta. Lëkundja më e fortë ka qenë ajo e orës...

FMN-ja paralajmëron depresionin më të thellë që nga vitet ’30

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT