Nga Holger Schmieding “The Globalist”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përballet me krizën më të rëndë në pothuajse 13 vite të qëndrimit të saj në detyrë. Nëse CSU-ja bavareze, nuk bie dakord me asnjë kompromis mbi politikën e emigracionit, qeveria e saj aktuale mund të bjerë.
Por më shumë gjasa, qeveria gjermane do të vazhdojë të qëndrojë më këmbë, pavarësisht nga goditjet dhe erozioni i mundshëm i autoritetit, që mund të lërë pas mosmarrëveshja e zhurmshme brenda kampit konservator. Megjithatë, nëse i vendosim rreziqet në perspektivë, më poshtë janë skenarët hipotetikë.
Shkatërrim i kampit konservator?
Në thelb, shumë njerëz brenda CDU kanë njëfarë simpatie për pikëpamjet e CSU. Megjithatë, Merkel ka arritur të mbajë rreth vetes shumicën e CDU. Edhe krahu më konservator i CDU-së, nuk dëshiron të shantazhohet nga një CSU tejet kërkuese. Në skenarin që nuk ka shumë gjasa ndodhë të daljes së CSU-së nga qeveria, CDU ka të ngjarë të vazhdojë të mbështesë Merkelin, duke e lejuar atë të qëndrojë si kancelare.
Zgjedhje të reja? Nuk ka shumë të ngjarë
Në vazhdën e trazirave aktuale, CDU-ja nuk do të kishte interes për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por ashtu edhe socialdemokratët e SPD, të cilët renditen shumë dobët në sondazhe. Kundër vullnetit të kancelares aktuale, është pothuajse e pamundur të thirren zgjedhje të parakohshme federale në Gjermani.
Një qeveri e pakicave?
Nëse CSU del vërtet jashtë koalicionit qeveritar, Merkel mund të qëndrojë si drejtuesja e një qeverie të pakicës, të mbështetur vetëm nga CDU dhe SPD. Së bashku, të dyja partitë kanë 353 nga 709 vende në Bundestag, dy vende më pak se sa shumica. Merkel mund të kërkojë mbështetje rast pas rasti nga të Gjelbrit e qendrës së majtë (67 vende) ose FDP-ja liberale (80 vende).
Një koalicioni i ri qeveritar, që përfshin të Gjelbrit?
Pas një periudhe të shkurtër, një qeveri e tillë e pakicës, mund të kthehej në një koalicion formal midis CDU-SPD dhe të Gjelbërve apo FDP. Ndërsa FDP-ja i braktisi bisedimet rreth një koalicioni “Xhamajka” midis CDU/CSU/FDP dhe të Gjelbërve vjeshtën e kaluar, të Gjelbrit mund të jetë zëvendësuesi i preferuar i Merkelit për CSU. Edhe socialdemokratët do ta kishin më të lehtë të bashkëpunonin me Gjelbrit se sa me FDP, si një partner shtesë në një aleancë CDU-SPD.
Një kancelar i ri? S’ka shumë gjasa
Në skenën politike të vendit, ylli i Merkel u zbeh pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të kaluar. U deshën 6 muaj të saj që ajo që ngrinte një koalicion qeverisës. Ajo pritet të mos kandidojë për një mandat të pestë në vitin 2021.
Por me gjithë trazirat aktuale, ajo duket se në këtë moment nuk po përballet me një sfidë serioze nga CDU-ja e saj. Dy pasardhës të mundshëm, Anegret Kramp-Karrenbauer dhe më konservatori Jens Spahn, do të kishin nevojë për disa vite të tjera për t’u testuar në politikat e profilit të lartë të Berlinit, para se të mund të vendoseshin të merrnin përsipër drejtimin e partisë.
Në skenarin me shumë pak gjasa që të ndodhë, që Merkeli të japë dorëheqjen, Volfgang Shojble – aktualisht president i Bundestagut – mund të jetë kancelari i ri për njëfarë kohe, ndoshta duke shërbyer në shumicën e mandatit të Merkel, para se t’ia dorëzojë një pasuesi.
Sërish, rezultati më i mundshëm mbetet që asnjë nga këto skenarë të “po sikur?”, nuk do të materializohet. Pritet që CDU dhe CSU të zbusin mosmarrëveshjet mes tyre brenda 2 javëve të ardhshme, pasi të gjitha palët do të kishin shumë për të humbur nga një konflikt i përshkallëzuar. Megjithatë, rreziqet nuk janë të papërfillshme.
PËRSHTATI TIRANA TODAY