Aktualitet

Të rinjtë kishin dalë për të festuar, detaje nga aksidenti tragjik me dy viktima


               Publikuar në : 10:19 - 10/11/19 L M

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik shënuar në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën dy vajza 17-vjeçare, si dhe u plagosën tre adoleshentë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Sipas “BalkanWeb”, mësohet se 5 të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjerëve, 14-vjeçares me iniciale L.M., e cila aktualisht ndodhet në spital.

Teksa po ktheheshin në shtëpi me makinë, drejtuesi i automjetit, 18-vjeçari me iniciale F.SH., ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës dhe është përplasur me pemët dhe bordurat anës rrugës.

Mësohet se i riu nuk kishte leje drejtimi, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.M., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT